Kryeministri australian, Scott Morrison ka paralajmëruar Kanye West se nëse dëshiron të mbajë koncerte në Australi, duhet të promovoj se është plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19, pasi që mediat raportuan se ai kishte planifikuar një turne në mars.
Paralajmërimi vjen vetëm dy javë pasi shpresat e kampionit të tenisit Novak Gjokoviç për një titull Australian Open u shkatërruan, sepse një gjykatë la në fuqi vendimin e qeverisë për të anuluar vizën e tij për rregullat e Covid-19 dhe statusin e tij të pavaksinimit.
“Rregullat janë që ju duhet të vaksinoheni plotësisht, tha Morrison në një konferencë shtypi të shtunën. /theguardian/
“Ato vlejnë për të gjithë, siç e kanë parë njerëzit së fundmi. Nuk ka rëndësi kush jeni, ato janë rregullat. Ndiqni rregullat, mund të vini. Nuk i zbaton rregullat, nuk mundesh”, theksoi ai.
Nuk është e qartë nëse Kanye Ëest është vaksinuar, por në një intervistë në “Forbes” në vitin 2021 ai e krahasoi vaksinimin me “damkosjen e bishave”.
Asgjë nuk është dëgjuar për të që atëherë, por vendi australian po vazhdon të ketë rregulla strikte. Australia është një nga vendet me përqindjen më të lartë të të vaksinuarve kundër COVID-19./albora.ch/