Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku raportohet se një 40 vjeçar shqiptar ka abuzuar me një 14 vjeçare.

Sipas mediave në orët e para të së dielës, 40-vjeçari me origjinë shqiptare e kishte tërhequr zvarrë 14-vjeçaren në dhomën e hotelit, teksa tha se e kishte parë duke bredhur rrugëve e vetme.

Marketing

Aty ka ngacmuar vajzën e mitur të cilën e njihte shumë mirë pasi 40 vjeçari mësohet se e kishte shoqe nënën e saj.

14 vjeçarja, e cila sipas prindërve të saj ishte zhdukur që prej pasdites së së shtunës, ka postuar në rrjetet sociale një foto nga dhoma e hotelit në orët e para të së dielës. Nëna e saj e pa postimin dhe menjëherë thirri policinë.

Menjëherë pas kësaj, prindërit e saj kanë mbërritur në hotel dhe kanë gjetur policët duke arrestuar 40-vjeçarin.

I akuzuari ka mohuar që të ketë joshur 14-vjeçarin dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa vajza po kontrollohet nga mjekët në një spital publik.

Sipas informacioneve, 40-vjeçari mësohet se ka abuzuar me 14-vjeçaren që në verë./albora.ch/

Marketing