Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se te 29 subjekte biznesore javën e kaluar është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore.

Marketing

Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.

Në kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në, thekson ATK.

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarrë të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore

Marketing