Ervin Selita reperi i famshëm shqiptar i njohur me emrin e artit “Vinz” është burgosur.

Ai u arrestua nga policia e Tiranës dy ditë më parë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri Zeni Xhindin, pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në kryeqytet.

Marketing

Kjo pasi reperi ka shkuar në hotel me një vajzë dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar vajzës kartën e identitetin.

Në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Xhindit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë./albora.ch/

Marketing