Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, dje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë.

Marketing

I njëjti ka prezantuar pasaportën, letërnjoftimin dhe patent shoferin të lëshuara nga një shtet i huaj, por që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i shtetit i cili ka urdhëruar që dokumentet e dyshuara si të falsifikuar të sekuestrohen për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore” thuhet në njoftimin policor.

Rasti është inicuar si “Falsifikim i dokumentit”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Albora.ch

Marketing