Transformimi i monumentit “NEWBORN”, ka nisur edhe këtë vit në prag të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ndryshe prej disa herëve të tjera, të mërkurën në mëngjes pak njerëz u panë duke punuar në këtë monument historik.

Marketing

Këtë viti, e kaltra dhe e verdha janë binomi i ngjyrave me të cilat ka filluar transformimi i sivjetshëm i simbolit të Pavarësisë së Kosovës.

Një qytetar, nuk u nda i kënaqur me punimet e sivjetme, me ç’rast tha se nuk i kupton as ngjyrat.

“Të drejtën me të thënë nuk po më pëlqen aq, më herët m’u ka dok më mirë, nuk di çka do të thonë këto ngjyra”, u shpreh ai.

Marketing