Raportohet se të paktën 13 pasagjerë, që rezultuan pozitivë me koronavirus pas arritjes në qytetin indian të Amritsarit, janë arratisur nga karantina institucionale.

Marketing

Ata ishin në mesin e 125 pasagjerëve të infektuar në një fluturim nga Milano i cili u ul të mërkurën pasdite.

Ndërsa 9 prej tyre u arratisën nga aeroporti, 4 të tjerë u larguan nga një spital lokal, tha një zyrtar. Policia tha se do të bëjë denoncim ndaj të gjithëve, raporton BBC.

India raportoi më shumë se 100,000 raste të premten – ekspertët besojnë se Omicron po shkakton një rritje të mprehtë të infeksioneve që vendi ka parë javën e fundit.

Pamjet televizive treguan ambulanca të rreshtuara në aeroport për të çuar pasagjerët e infektuar në spital ndërsa turmat u mblodhën jashtë portave.

Policia tha se ka nisur procedurat për heqjen e pasaportave.

Në fluturimin Itali-Indi udhëtonin gjithsej 160 pasagjerë. Raportet thanë se fëmijët dhe foshnjat – rreth 19 prej tyre – ishin të përjashtuar nga testimi. /albora.ch/

Marketing