Në vitin 2008 mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës.

Marketing

Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8 mijë e 300 leje qëndrimi.

Në vitin 2020, Gjermania për herë të parë u rendit si shteti i dytë për lejet e dhëna për shtetasit shqiptarë, me 22 përqind të totalit, pas Italisë me 34 përqind dhe duke lënë pas Greqinë, me 20.6 përqind, raporton Klantv, përcjell albora.ch.

Historikisht Italia dhe Greqia kanë qenë dy shtetet më mikpritëse për shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë jashtë.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000./albora.ch/

Marketing