Kampioni i Evropës, Italia është mposhtur nga Kampioni i Amerikës së Jugut, Argjentina në ndeshjen finale për kurorëzimin e më të mirit nga të dy kontinentet e cila u zhvillua më stadiumin “Wembley” në Anglia.

Marketing

Skuadra e Scalonit u tregua më e mirë gjatë gjithë ndeshjes ndaj asaj të Roberto Mancinit dhe në fund triumfoi me rezultat 3-0, transmeton KosovaPress.

Dy golat e parë erdhën në pjesën e parë, derisa Lionel Messi ishte ndër më të dalluarit në fushë. Ishte pikërisht ylli i PSG-së që asistoi për Martinezin në minuytën e 28’ i cili realizoi për 1-0.

Kur po mendohej se po mbyllej pjesa e parë, sulmuesi i Interit u përfshi sërish duke dhënë një top të mirë drejt Di Marias i cili e mposhti në mënyrë mjeshtërore Donarruman.

Krejtë në fund të ndeshjes, Paulo Dybala shënoi për 3-0 pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Messi.

Kështu Argjentina u treguar më e mirë se kampioni i evropës Italia dhe në fund edhe e ngriti trofeun e “Finalisimmos”.

Marketing