Klubi kroat Slaven Belupo ka njoftuar se ka nënshkruar me Arb Manajn.

Marketing

Manaj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi të vazhdimit edhe për një sezon tjetër.

Ai në dy vitet e fundit është paraqitur për skuadrat turke Keciorngucu dhe Bandirmasporin, ku shënoi 18 gola në 48 paraqitje.

Kosovari ka zhvilluar paraqitje edhe në kampionatin e Kosovës, me Trepçën dhe Dukagjinin.

“Unë jam shumë i lumtur të nënshkruaj me Slaven Belupon. Di gjithçka për ligën dhe klubin. Kam biseduar shumë me Hoxhën, me të cilin kam luajtur në ekipin e të rinjve të Kosovës, dhe kjo do të më ndihmojë që të arrijë rezultatet më të mira”, është shprehur Manaj.

Marketing