Diamanti i zi më i madhi në botë u nxorr në shitje nga shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s. Diamanti 555,55 karat i quajtur “Enigma” pritet të dalë në ankand online në datat 3-9 shkurt.

Marketing

Besohet se diamanti është formuar kur një asteroid u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vite më parë.

“Enigma”, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi.

Enigma pritet të shitet 3-5 milionë sterlina.

Nikita Binani, specialiste e bizhuterive në Sotheby’s, tha se Enigma u rendit si diamanti më i madh i zi me ngjyrë natyrale në botë nga Instituti i Gurëve të Çmuar i Amerikës (GIA) dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness si “diamanti më i madh në botë” në vitin 2006.

Binani theksoi se Enigma është një nga diamantet më të fortë që ekzistojnë dhe se ankand mund të përdoren edhe kriptovalutat./albora.ch/

Marketing