Ylli i tenisit rus, Andrey Rublev ka dal kundër luftës së Rusisë me Ukrainën. Përmes një mesazhi ai ka kërkuar që të mos vazhdojë lufta.

Marketing

 “Ju lutem, jo luftës!”, ka thënë ai.

Të premten, 24 vjeçari i lindur në Moskë ka bërë thirrje për paqe pasi mundi polakun Hubert Hurkacz për një vend në finale të kampionatit të tenisit në Dubai. Siç është traditë e njohur në tenis, Rublev shkroi një shënim në kamerën e televizionin pas fitores së tij.

Në vend që të shkruante emrin e tij apo ndonjë shenjë tjetër siç është normë në këtë sport, numri i shtatë i botës bëri një mesazh serioz: Ju lutemi, jo luftës.

Apeli i Rublevit kundër dhunës vjen në kohën kur vendi i tij ka filluar pushtimin e vendit të tyre fqinjë, Ukrainës, në fund të javës. /albora.ch/

Marketing