Nuk arriti të lë gjumë me Brightonin në Premier League.

Marketing

Kështu të paktën për një sezon Zeqiri, do ta vesh fanellën e skuadrës së famshme zvicerane Basel.

Ai është huazuar, por në marrëveshje parashihet edhe mundësia e blerjes.

Në një intervistë 23 vjeçari tha se klubi mbetet një adresë kryesore e futbollit të Zvicër.

“Basel është një adresë dhe klub i njohur ndërkombëtarisht. Kur kam qenë i vogël e kam ndjekur Baselin në Champions League dhe që nga atëherë kam ëndrruar të luaj. Edhe një ish-sulmues i klasit botëror si Alexander Frei, është trajner aty. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për mua si sulmues. Dua të mësoj nga ai. Sigurisht që shpresoj për shumë praktikë në ndeshje dhe suksese maksimale me ekipin, edhe për Botërorin e këtij viti” – tha ai.

Reprezentuesi i Zvicrës edhe më herët ka luajtur në futbollin zviceran tek Lausanne Sport.

Andi Zeqiri edicionin e kaluar kishte luajtur në Gjermani tek Augsburgu.

Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Marketing