Futbollisti me origjinë shqiptare Amir Rrahmani ka folur për mediat italiane duke përmendur të kaluarën, të tashmen dhe synimet që synon të arrijë me Napolin.
“Gjithmonë kam thënë që po të isha italian do të kishin folur të gjithë për mua. Me sa duket kombi im nuk është i famshëm për futbollin, do të thotë që duhet të punoj akoma më shumë që të detyroj kritikët të më ndjekin”, tha Rrahmani.
Derisa ka shtuar duke thënë se ai është trashëgimtari i Koulibaly.
“Është një përgjegjësi e madhe sepse Koulibaly është Koulibaly. Ai është lideri. Por nëse do të ndodhte, nuk do të kishte probleme. Kur rritem, përgjegjësitë rriten dhe prandaj jam gati. Për mua do të ishte një privilegj”, përfundoi Rrahmani.
Amir Rrahmani është përshtatur mjaft mirë te Napoli, madje ai hyri në formacionin e muajit në Serie A, falë paraqitjeve mbresëlënëse./albora.ch/