Ministria e Punës në Itali ka nisur një hetim për një njoftim seksist pune për pozicionin e recepsionistes.

Marketing

Një njoftim i kompanisë në Napoli ka shkaktuar shqetësim tek ministria italiane pas reagimeve të forta në rrjetet sociale nga përdoruesit që e konsiderojnë të papranueshëm kërkesën, ku përveç kualifikimeve formale për pozicionin e punës kërkohet foto me rroba banje, raporton tgcom24, përcjellë albora.ch.

Gjithashtu shkruhet se kandidatet duhet të jenë nën 30 vjeç, të flasin rrjedhshëm anglisht, të kenë makinën e tyre dhe të kenë një “karakter të ndritshëm dhe pamje tërheqëse”./albora.ch/

Marketing