Clayvion Winn është një amerikan që ka një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë, për gjuhën tonë, për këngët, madje edhe për vallet tradicionale.

Marketing

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Winn shpalosi flamurin kuq e zi të cilën e mban në shtëpi.

Win u shpreh se do të ishte i nderuar që të kishte pasaportën shqiptare.

“Kam dashuri për shqiponjën. Po. Do të isha i nderuar që ta kisha. Miqtë e mi më thonë, duhet ta kesh pasaportën shqiptare, duhet të jesh një shtetas shqiptar, duhet të jesh ambasador i Shqipërisë. Çdo gjë është e mundur”, theksoi ai.

Marketing