Ambasadori i Shqipërisë në Bernë u prit nga CEO i EHL Group, Michel Rochat, Drejtori Menaxherial, Andre Mack, Drejtorja e Shërbimit të Këshillimit pranë EHL, Alexia Muteke-Ceppi, si dhe Këshilltarin – Benjamin Robert-Charrue.

Marketing

Në këtë takim që u mbajt në ambientet e Shkollës së Lartë të Hotelerisë në Lozanë (EHL), u diskutuan potencialet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe EHL-së, si shkolla numër një në botë për studime në fushën e hoteleri/turizëm. 

Po ashtu, u tha se qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e bashkëpunimit mes strukturave përkatëse në Shqipëri me EHL dhe tërheqja e përvojës së këtij institucioni prestigjioz, si dhe mundësia e realizimit të një projekti shqiptar me mbështetjen e kësaj shkolle me standardet më të larta të hoteleri-turizmit. /albora.ch/

Marketing