Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey thotë se përparimi i qëndrueshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga dëshira e liderëve në Beograd dhe Prishtinë për të “ndërmarrë hapa të vështirë dhe të guximshëm të nevojshëm për ta forcuar paqen dhe prosperitetin që meriton ky rajon”.

Marketing

Duke folur për krizën në dialog dhe rolin e Washingtonit në këtë proces, Godfrey tha në një intervistë për mediumin serb “Blic” se përparimi i qëndrueshëm duhet të vijë “nga këtu”.

“Washingtoni vazhdon të bëjë gjithçka që mundet për ta inkurajuar dhe mbështetur normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njohjen përfundimtare reciproke”, tha Godfrey.

Kur u pyet për ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, Godfrey tha se nuk mund ta parashikojë datën e mbërritjes së tij, por se e di se Hill “mezi po pret të vijë në Serbi”.

Ai theksoi se Hill është një nga diplomatët më të suksesshëm amerikanë dhe se emërimi i tij është një “mesazh” për Beogradin./albora.ch/

Marketing