Gjatë takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, bisedoi për situatën energjetike në vend dhe ndihmën e ShBA-së për Kosovën në aspektin e ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme.
Hovenier shkroi se në takimin me Rizvanollin, është zotuar për ndihmën ndaj Kosovës për të siguruar stabilitet me energji elektrike.
“Me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotova për ta asistuar Kosovën në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme që tërheq investime të huaja, që e mban rininë e talentuar dhe që garanton siguri afatgjate të energjisë përmes furnizimit të besueshëm, të diversifikuar dhe të ndërlidhur në rrafshin rajonal”, u shpreh Hovenier. /albora.ch/
With Kosovo Economy Minister @Artane_R, committed to assist Kosovo in building a sustainable economy that attracts foreign investment, retains talented youth, and ensures long-term energy security through a reliable, diversified & regional interconnected energy supply. pic.twitter.com/MN72Id6bye
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 9, 2022