Juventusi është nikoqir i Napolit në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit italian.

Marketing

Zonja e Vjetër kërkon këndelljen pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

Por 15 pikët e kthyera kanë bërë që Juventusi të ketë tani më shumë motiv për të fituar, pasi ndodhet në zonën e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Juventusi, Massimiliano Allegri ka folur për kundërshtarin e radhës që është Napoli, duke thënë se synojnë pozitën e dytë në tabelë.

“Napoli është një skuadër që është në rrugën e fitimit të kampionatit që po e bën me meritë të plotë. Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të fortë, që sapo janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kërkon hakmarrje. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë në zonën Champions dhe të synojmë vendin e dytë”, tha Allegri.

Tutje Allegri foli edhe për lojtarët se cilët do të luajnë në këtë derbi, pasi ende në dyshim është Bremer.

“Unë do të vendos për skuadrën të dielën në mëngjes, sepse duhet të shoh se si është Bremer. Bonucci dhe Rugani janë mirë dhe njëri prej tyre do të luajë, De Sciglio është në dispozicion. Vlahovic ka qenë pa fat, duhet të përmirësohet edhe më shumë”.

“Na u desh të rregullonim gjithçka në momentin që u pezulluam me 15 pikë. Tashmë ato pikë u rikthyen dhe duhet të përpiqemi të përfundojmë në vendin e dytë dhe të mbërrijmë finalet e Kupës së Italisë dhe Ligën e Evropës”, tha Allegri. 

Marketing