Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka mund të ketë zgjidhje të lehtë dhe optimale në rastin e krizës energjetike, me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim. Kurti tha në seancën e sotme të jashtëzakonshme se çkyçja, si alternativë e mosshtrenjtimit të rrymës, do të kishte pasoja të rënda.

Marketing

“Nuk ka zgjidhje të lehtë. Nuk ka zgjidhje optimale, sepse kriza është e rëndë dhe e thellë. Unë nuk jam për çkyçje të konsumtorëve – qofshin biznese apo amvisëri – nga rrjeti i energjisë elektrike, jo vetëm për shkak se ajo atakon mirëqenien e qytetarëve drejtpërsëdrejti dhe thelbësisht, por edhe për shkak se me trafo të amortizuara, me rrjetin e lodhur të shpërndarjes, do të paguajmë kosto shumë më të lartë në vitet në vijim”, tha ai./albora.ch/

Marketing