Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt, publikoi pamje ku shihet vazhdimi i grumbullimit masiv të forcave të Rusisë në drejtim të Ukrainës.
Sipas tij bëhet fjalë për një përqendrim të forcave ushtarake në përmasa që Evropa nuk ka pare prej dekadash.
“Këtu janë tanket e vjetër T72 në rrugën e tyre për në zonën e konfrontimit. Europa nuk ka parë një përqendrim të forcave ushtarake të këtyre përmasave për dekada”, ka shkruar ish-ministri në Twitter.
Bildt ditë më parë kishte shprehur shqetësimin e tij rreth planeve që Rusia ka ndaj Ukrainës. Ai kishte deklaruar se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe me pasoja të thella.
“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, shkroi Bildt.
Ky reagim vjen pasi Shtetet e Bashkuara urdhëruan anëtarët e familjeve të punonjësve të qeverisë në ambasadën e vendit në Kiev të largoheshin, njëkohësisht edhe Mbretëria e Bashkuar tërhoqi një pjesë të stafit të ambasadës mes frikës së shtuar se Rusia mund të pushtonte Ukrainën. /albora.ch/
The massive buildup of 🇷🇺 forces towards 🇺🇦 continues. Here it’s older T72 tanks on their way to the confrontation zone. Eurooe hasn’t seen a concentration of military forces of this magnitude since decades. pic.twitter.com/HipXARtmCB
— Carl Bildt (@carlbildt) January 24, 2022