1 mijë e 219 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Marketing

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë i vdekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 257 pacientë, transmeton Albora.ch

Këto raste pozitive kanë rezultuar nga 3 mijë e 283 mostra të dyshimta që i bie 37.13% e tyre janë pozitive.

Ndërsa, gjatë 24 orëve janë vaksinuar 267 qytetarë, duke e çuar numrin e të vaksinuar në 1 milionë e 832 mijë e 266.

Kurse, dje në vend janë regjistruar 871 raste, që i bie afro 50 për qind më pak sesa sot.

Marketing