Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka bërë me dije se së shpejti do të udhëtojë drejt Kosovës. Kanë mbetur dhe pak javë deri në nisjen e festivalit “Sunny Hill”, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë. “Sunny Hill Festival – Prishtina, Kosovë – po vij në shtëpinë, shihemi në gusht”, ka shkruar ajo.

Marketing

Festivali Sunny Hill do të mbahet gjatë datave 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë ndërsa me 26, 27 dhe 28 Gusht do të mbahet në Tiranë. Emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore do të performojnë në 3 netët e festivalit. Artisti më i fundit i konfirmuar ishte J Balvin, i cili ka bashkëpunuar me Dua-n.

Marketing