Mëngjesin e së enjtës policia është alarmuar për bombë në disa shkolla të rajonit të Gjilanit.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD (njësitet e deminimit) kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç “- tha Hashani.

Alarm për bombë ka pasur edhe në disa shkolla në veriun e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës Bane Radoviq, tha se janë evauukuar nxënësi dhe punonjësit e këtyre shkollave deri në arritjen e ekipeve të deminimit.

“Po, ka shumë alarme përmes emaileve në pothuajse të gjitha shkollat fillore në veri të Kosovës, Policia e Kosovës ka evakuuar nxënësit dhe të punësuarit nga vendi i ngjarjes deri në arritjen e ekipeve të EOD (deminimit)”-tha Radoviq.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Marketing