Një aeroplan i AirSerbia i linjës Beograd-Serbi është kthyer prapa për në Beograd pas raportimve për bombë në aeroplan.

Marketing

Aeroplani nga AirSerbia u nis nga Beogradi e pritej të arrinte në Moskë por, siç mund të shihet nga harta, aeroplani u nis nga veriperëndimi i Beogradit, bëri një rreth dhe pastaj u kthye sërish në aeroport.

Mediet kroate
shkruajnë se pas gjysmë ore, aeroplani u kthye në Beograd. Aeroplani, sipas tyre, kishte në total 209 pasagjerë dhe anëtarë të ekipit të cilët qenë evakuuar dhe tash po hetohet nga Njësia Speciale Anti-terroriste me Qenë.

Linja kombëtare ajrore serbe është e vetmja që po fluturon nga Beogradi në Moskë pas sanksioneve që i ngriti Perëndimi ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës./albora.ch/

Marketing