Bjellorusia nuk ka plane t’i bashkohet pushtimit rus të Ukrainës, por po dërgon pesë grupe taktike  batalionesh me rotacion në kufirin e saj për të zëvendësuar forcat tashmë të stacionuara atje, kështu tha shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura bjelloruse, Viktor Gulevich.

Marketing

Të premten, një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë paralajmëroi Bjellorusinë të mos dërgojë trupa në Ukrainë mes frikës se Bjellorusia po planifikonte t’i bashkohej forcave të armatosura ruse brenda disa orësh, transmeton albora.ch.

Gulevich mohoi planet për të pushtuar Ukrainën.

“Dua të nënvizoj se transferimi i trupave nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me (asnjë) përgatitje, dhe veçanërisht jo me pjesëmarrjen e ushtarëve bjellorusë në operacionin ushtarak special në territorin e Ukrainës”, tha ai duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës ashtu siç i referohet edhe Putinit.

Bjellorusia ka shërbyer si një stacion për trupat ruse, raketat dhe avionët, por nuk i ka vendosur forcat e veta në betejë aktive./albora.ch/

Marketing