Njëzet persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur kur një autobus u rrëzua në një luginë në rajonin verior të La Libertad, Peru.

Marketing

Autobusi ishte nisur nga Tayabamba për në qytetin bregdetar të Trujillo, kryeqyteti i La Libertad, një distancë prej rreth 340 kilometrash, transmeton albora.ch.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga rruga në provincën e Patazit, duke u rrokullisur 100 metra teposhtë.

Mediat raportuan se gjendja e rrugës në këtë anë është e mjerueshme dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse u humb kontrolli i mjetit./albora.ch/

Marketing