Vëllai i deputetes së partisë Demokracia e Re, Katerina Monogyou ka ndërruar jetë, pasi makina me të cilën po udhëtonte ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë.

Marketing

Në momentin e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët, raporton tvopen.gr, përcjellë albora.ch.

Sipas medieve greke kjo ishte xhiroja e parë dhe e fundit e 45-vjeçarit, pasi mësohet se viktima kishte blerë makinën tip “Ferrari” vetëm një ditë para aksidentit tragjik.

Brenda Ferrarit ndodhej edhe bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, e cila i shpëtoi vdekjes, duke dalë nga dritarja e makinës pak para se mjeti luksoz të përfshihej nga flakët.

Mësohet se 45-vjeçari është nxjerrë nga makina nga një shofer rastësor, i cili ndodhej pas Ferrarit dhe pa aksidentin fatal nga afër.

Xhorxhis Monogyios ishte baba i dy fëmijëve , të cilët për fat të mirë nuk ndodheshin në automjetin luksoz. /albora.ch/

Marketing