Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 në Zvicër, shkruan Blick, përcjell Albora.ch.

Marketing

Xhaka ka marrë një video urimi nga Manuel Akanji dhe Yann Sommer.

“Ti je kapiteni ynë dhe lideri ynë në kombëtare! Urime vëlla”, thotë Akanji.

Sommer, i cili shfaqet me veshjen e klubit të tij të ri Bayern Munich, thotë: “Urime, Granit. Ju me të vërtetë e meritoni këtë çmim. Është shumë kënaqësi për mua të jem në fushë me ju për kombëtaren. Ne kemi luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe ju jeni një frymëzim i madh për mua, brenda dhe jashtë fushës”.

Marketing