Gjatë mbjelljes së patateve, një burrë gjeti një kafkë njeriu në oborrin e tij në Rusi. Pasi pyeti gruan e tij nëse ajo mund ta dinte saktësisht se për çfarë bëhej fjalë, ajo e mahniti me përgjigjen e saj.

Marketing

Gjegjësisht, ajo i tha se këto ishin eshtrat e burrit të saj të parë, të cilin e rrahu për vdekje me sëpatë dhe ia varrosi pjesët e trupit 20 vjet më parë, transmeton Daily Mail.

Pas një zbulimi të pabesueshëm në kopshtin e shtëpisë së saj në Luzin të Siberisë, kjo grua 60-vjeçare shpjegoi me qetësi: “Mos u shqetëso, ky është burri im i parë”.

Ajo fillimisht ia ka rrëfyer vrasjen partnerit të saj dhe më pas i ka kërkuar që “të varroste eshtrat sërish, ta harronte dhe të mos i thoshte asgjë policisë”.

Megjithatë, ai i shpërfilli udhëzimet e saj dhe i tha policisë gjithçka. E shoqja i ka pranuar se 21 vite më parë e ka goditur me sëpatë të shoqin gjatë një debati pasi “ai u kthye i dehur në shtëpi dhe filloi ta rrihte”.

Pas kësaj, ajo e copëtoi trupin e tij dhe e varrosi në kopsht. Pastaj ajo pretendoi se ai shkoi në punë dhe nuk u kthye në shtëpi.

– Gruaja pranoi se vrau burrin e saj, tha Komiteti Hetimor Rus, i cili po heton krimet e rënda.

Gjatë rikonstruksionit të këtij krimi, ajo tregoi se si e copëtoi me sëpatë bashkëshortin. Policia gërmoi kopshtin e perimeve dhe gjeti eshtrat.

Foto: Pixabay

Marketing