Lojtarët nga 179 vende (profesionistë dhe amatorë) janë të licencuar me Federatën e Futbollit të Zvicrës.Kosova është vendi i tretë me më së shumti lojtarë të huaj në Zvicër.

Marketing

6930 lojtarë (përfshirë edhe grupmoshat) me pasaportë të Kosovës aktualisht luajnë futboll në Zvicër. Vetëm Portugalia (16,199) dhe Italia (15,278) kanë më shumë të licencuar, raporton Blick.

Aarau, Winterthur dhe Stade Lausanne-Ouchy kanë numrin më të lartë të futbollistëve kosovarë, secili me nga shtatë lojtarë me origjinë kosovare, i ndjekur nga Schaffhausen me gjashtë.

Kujtojmë se dje ndeshja mes kombëtares së Zvicrës dhe Kosovës, përfundoi me barazim 1-1./albora.ch/

Marketing