Një grup të afaristëve gjermanë kanë ardhur në Kosovës për një vizitë 4-ditore.

Marketing

Ata fillimisht janë pritur nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Kosova e sheh Gjermaninë si partner të rëndësishëm, prandaj tha se Kuvendi do të lehtësojë ardhjen e investitorëve të huaj.

Po ashtu ai tha se është e domosdoshme që të krijojmë vende pune në Kosovë prandaj partneriteti mes tyre është i rëndësishëm.

Konjufca përmendi luftën dhe derën e hapur të Gjermanisë për refugjatët e Kosovës duke e quajtur veten aleat të afërt.

“Parlamenti i Kosovës ka rol të rëndësishëm edhe në krijimin e kushteve për investitorët. Ne kemi të ndarë një kategori e cila është e ndarë për investimet strategjike ku drejtpërdrejtë vendosë Kuvendi i Kosovës. Në këtë aspekt konsideroj që për shkak që jemi republikë parlamentare ne do të jemi sa më bashkëpunues me njëri tjetrin që të mundësojmë që ky bashkëpunim të marrë formë konkrete”.

Glauk Konjufca pret afarsitët gjermanë

“Edhe me legjislacion mund të kontribuojmë për ta bërë më të lehtë mundësinë e ardhjes së investitorëve. Sepse ne e dimë që investimet në Kosovë janë vitale për ekonominë tonë. Është e domosdoshme që të krijojmë vende pune në Kosovë prandaj ju shohim si partnerë të rëndësishëm”, tha ai.

Marketing