Nga Gjykata Speciale në një përgjigje për albora.ch kanë folur rreth mundësisë që Veseli të lirohet për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

Marketing

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep ka thënë se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare.

Ajo shtoi se paneli do të vendosë në rast se merr një kërkesë të tillë.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, ka thënë Griep.

Muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe babai i Kadri Veselit, në varrimin e të cilit Veseli nuk kishte marrë pjesë.

Ajshe Veseli do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës. /albora.ch/

Marketing