Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.

Marketing

Kryetari i Bordit të  ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, para Komisionit parlamentar për ekonomi të  martën, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, Fejzullahu, tha se prioritet gjatë  këtij viti është  edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë.

Marketing