Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoj sot se është nisur drejt Ukrainës së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me ftesë të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Marketing
Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë foto me kryeministrin e Malit të Zi duke hipur në bordin e avionit të Air Albania.
Dy kryeministrat pritet të takohen me Presidentin ukrainas dhe të shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Pas nisjes së luftës, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës i kanë vizituar liderë të ndryshëm botërorë për të shprehur mbështetjen në luftën kundër Rusisë.
Foto: Facebook
Marketing