Granit Xhaka rinovoi me Arsenalin deri në vitin 2024 verën e kaluar, por vështirë që mesfushori me origjinë shqiptare të qëndrojë aq gjatë në Londër.

Marketing

Emri i tij është lidhur sërish me Romën, me Jose Mourinhon që vjet insistoi gjatë për shërbimet e 29-vjeçarit, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe një klub gjerman.

Bayer Leverkusen po tenton të rikthejë Xhakën në Bundesliga, aty ku luajti me M’Gladbach në vitet 2012-2016, sipas raportimeve të gazetarit të njohur Ekrem Konur, transmeton Telegrafi.

“Aspirinat”, që do të luajnë në grupet e Champions League sezonin e ri, po përgatisin një ofertë për ta marrë lojtarin e kombëtares zvicerane në huazim me të drejtë blerje për një shumë që duhet përcaktuar.

Marketing