Rregullatori për ilaçe i Bashkimit Evropian deklaroi se do të vendos brenda javësh nëse do të miratojë apo jo për përdorim e pilulës së Pfizerit kundër koronavirusit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçse kanë autorizuar për përdorim pilulës së gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer.

Marketing

Në dhjetor, Agjencia Evropiane për Barna (EMA) u dha të drejtë shteteve që të vendosin nëse duan që të lëshojnë miratim urgjent për përdorimin e pilulës, që njihet me emrin Paxlovid, raporton Agjencia EMA, përcjellë albora.ch.

EMA tani do të nis të vlerësojë pilulën me qëllim që t’i japë ose jo miratimin e plotë për përdorim në 27 shtetet e bllokut evropian.

EMA tha se marrja e vendimit do të varet nëse të dhënat e Pfizerit janë “mjaftueshëm të forta”.
Gjithashtu, kjo agjenci është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.

SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulave të dy kompanive Pfizer dhe Merck.

Pilulat thuhet se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi. /albora.ch/

Marketing