Ditën e djeshme u zyrtarizua nga klubi i Manchester United mos bashkëpunimi me ish-mesfushorin e tyre, Paul Pogba i cili me gjasë pritet të rikthehet përsëri tek Juventus.

Marketing

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në një postim në Twitter ka komunikuar se ‘Biankonerët’ i kanë ofruar francezit një pagë rreth tetë (8) milionë euro neto për sezon plus bonuse dhe janë në pritje të një përgjigje përfundimtare.

Ai shton se kontaktet mes drejtuesve të ‘Zonjës së Vjetër’ dhe agjentit të tij janë të vazhdueshme dhe nuk janë ndalur me javë të tëra.

Për Manchester United në të gjitha garat 29-vjeçari ishte paraqitur në 233 ndeshje, ku ka realizuar 39 gola dhe ka regjistruar edhe 51 asistime.

Mesfushori po ashtu që nga nënshkrimi i tij me ‘Djajtë e Kuq’ në vitin 2016, kishte krijuar më së shumti raste (231) dhe kishte dhënë më së shumti asistime në Premier League (38) më shumë se çdo lojtar tjetër i United në këtë periudhë.

Marketing