Gjiganti global i shitjes me pakicë, kompania Lidl, pritet që të investojë në Kosovë.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një postim në Facebook, në të cilin thotë se ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë e vendit dhe prodhuesit vendorë.

Sipas Rukiqit, pas ardhjes së kompanisë Lidl në Kosovë, prodhimet vendore, jo vetëm qe do të shiten në rrjetin e tyre në Kosovë “Lidl Kosova”, por edhe do të eksportohen përmes rrjeteve të tyre, në vendet e tjera të botës.

“Përfaqësuesit e kompanisë LIDL, mbetën të impresionuar me suksesin e Kosovës, në rindërtim dhe shtetndërtim, me modernizimin e sektorit privat dhe cilësinë e prodhimeve “Made in Kosova””, ka shkruar Rukiqi.

Lidl Stiftung & Co. KG është zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje, që operon mbi 11,000 dyqane në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Me seli në Neckarsulm, Baden-Württemberg, kompania i përket grupit Schwarz, i cili gjithashtu operon zinxhirin e hipermarketeve Kaufland.

Lidl është konkurrenti kryesor i zinxhirit të ngjashëm gjerman të zbritjeve Aldi në disa tregje. Ka dyqane Lidl në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian si dhe në Zvicër, Serbi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Marketing