Ndërsa trupat ruse po festonin ‘Ditën e Fitores’ në rrugët e Mariupolit të rrënuar të hënën, vetëm disa qindra metra larg në bunkerë, një grusht njerëzish mbetën në mëshirën e pushtuesve.
Luftëtarët nga uzina e çelikut Azovstal kanë pësuar sulme të tmerrshme nga ushtria ruse për më shumë se dy muaj dhe tani kanë ardhur në një situatë ku mendojnë se çdo ditë është e fundit e tyre. Kanë gjithnjë e më pak ushqim, ujë dhe municione, por siç thonë ata nuk bëhet fjalë për dorëzim.
“Ne nuk do të dorëzohemi. Dorëzimi do të thotë vdekje,” tha njeriu i parë i Azovit, Svyatoslav Palamar .
Mbrëmjen e së martës Azov postoi në rrjetet e tij sociale një sërë fotosh tronditëse që vërtetojnë qartë kushtet e jetesës së luftëtarëve të batalionit. Ato tregojnë ushtarë të plagosur në katakombet e një kompleksi të madh që mbijetojnë pa kujdesin e duhur mjekësor.
“A janë Ukraina dhe komuniteti botëror tani i paaftë për të mbrojtur dhe kujdesur për këta njerëz? Ne kërkojmë evakuimin urgjent të ushtarëve të plagosur në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, ku atyre do t’u sigurohet ndihma dhe kujdesi i duhur. Ne i bëjmë thirrje OKB-së dhe Kuq Kryqi për të treguar humanizmin dhe konfirmimin e parimeve bazë mbi të cilat u krijuan, pra detyra e tyre është të shpëtojnë të plagosurit që nuk janë më luftëtarë. Ushtarët që shihni në foto mbrojtën Ukrainën me koston e shëndetit të tyre. E gjithë bota e qytetëruar duhet të shihni kushtet në të cilat gjenden këta njerëz. Në fotot shihni mbrojtësit e gjymtuar të Mariupolit. Ata jetojnë në kushte krejtësisht johigjienike, me plagë të hapura të mbështjella me mbetje fashosh josterile, pa ilaçet e nevojshme dhe madje edhe ushqimin. Duhet të veproni”. lexohet një sërë mesazhesh nga Batalioni Azov.
Увесь цивілізований світ має бачити умови, в яких перебувають поранені, скалічені захисники Маріуполя і діяти!
— АЗОВ (@Polk_Azov) May 10, 2022
В повній антисанітарії, з відкритими ранами, перев'язаними не стерильними залишками бинтів, без необхідних медикаментів і навіть харчування.
👇🏼 pic.twitter.com/vmbOLjNJhy
Koloneli i Batalionit Azov, Ilija Samoilenko , gjithashtu i tha Sky News-it nga fabrika e çelikut mbrëmë, duke pranuar se luftëtarët ukrainas kanë pësuar humbje të mëdha dhe se çdo ditë mund të jetë e fundit e tyre.
“Askush nuk e priste që ne mund të zgjasim kaq gjatë, por siç e shihni vetë, ne jemi ende këtu. Numri i ushtarëve të vrarë dhe të plagosur është shumë i lartë, kemi pësuar humbje të mëdha.”