Ukraina dhe Rusia sot u dakorduam për armëpushime të përkohshme në gjashtë qytete.

Marketing

Marrëveshja është bërë në mënyrë që tu jepet mundësia civilëve që të largohen nga qytetet ku po luftohet, por sipas raportimeve, Rusia nuk e ka mbajtur gjithmonë fjalën.

Në hartën e publikuar më poshtë mund të shihni të ilustrura korridoret humanitare që janë hapur për ditën e sotme.

Rrugët që mund të ndjekin civilët për tu larguar janë:

Nga Borodyanka në Kiev ku përfshihen edhe Vorzeli, Bucha, Iprini dhe Hostmel-I,

Nga Sumy në Poltava,

Nga Izyum në Lozova,

Nga Volnovakha në Pokrovsk,

Nga Enëehodar në Zaporizhzhia,

Nga Mariupol në Zaporizhzhia.

Shigjetat tregojnë drejtimin e rrugëve, por detajet për rrugët e sakta që ndiqen nuk dihen. /albora.ch/

Marketing