Kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi të mërkurën se nuk është në favor të ndaljes së furnizimeve me naftë dhe gaz rus, pasi një gjë e tillë do të ishte e paqëndrueshme për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Marketing

“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë nga nafta dhe gazi rus. Unë nuk do të kërkoja sot ndërprerjen e furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, nuk është e mundur, sepse ne kemi nevojë për furnizime dhe kjo është e vërteta e pakëndshme”, tha Rutte në një konferencë të përbashkët për media me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, shkruan REL, transmeton albora.ch.

“Mirëpo ne mund të bëjmë më shumë për të zhvilluar agjendën tonë të gjelbër, për të dekarbonizuar ekonomitë tona”, u shpreh ai.

Rreth 40 për qind të gazit natyror merr Evropa nga Rusia, për ngrohje të shtëpive, rrymë dhe përdorim nga industri të ndryshme./albora.ch/

Marketing