Këshilltari Federal, Alain Berset rezultoi pozitiv me koronavirus, pasditen e së mërkurës. Ai ka simptoma të lehta. Lajmi u bë i ditur nga autoritete. Berset u testua pasi përjetoi simptoma të lehta dhe ndodhet në izolim.

Marketing

Ai do të duhej të ishte në mbledhjen e Këshillit Federal të premten. Për shkak të sëmundjes, Berset do të anuloj të gjitha ngjarjet e planifikuara për ditët në vijim. 

Në mes të marsit, presidenti federal  Ignazio Cassis rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit. Cassis nuk tregoi simptoma dhe ishte në gjendje të vazhdonte punën e tij nga shtëpia e tij./albora.ch/

Marketing