Personit të parë që iu zëvendësua zemra e tij me atë të një derri, të ndryshuar gjenetikisht në një operacion novator, vdiq në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland, dy muaj pas operacionit të transplantit.

Marketing

David Bennet 57-vjeçar, vdiq të martën.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar saktësisht vdekjet e Bennettit, megjithatë siç ka njoftuar Qendra Mjekësore e Maryland, ai ka qenë duke u rikuperuar pas operacionit të 7 janarit, raporton The New York Times.

“Ai u tregua se ishte një pacient i guximshëm dhe fisnik që luftoi deri në fund”, tha Doktor Griffith.

“Bennett u bë i njohur nga miliona njerëz në mbarë botën për guximin dhe vullnetin e tij të palëkundur për të jetuar”, shtoi ai tutje.

Gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej ditëve të fundit, derisa spitali ka njoftuar për vdekjen e tij sot.

Kirurgët amerikanë, në janar, kanë transplantuar me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e këtij njeriu.

Operimi ishte kryer më 7 janar te një pacient që nuk ka mundur të kryejë transplantim normal, dhe ka qenë në prag të vdekjes.

“Ose do të vdisja, ose do të bëja këtë transplantim. Dua të jetoj. E di që është kërkim në errësirë, mirëpo është mundësia ime e vetme”, ishte shprehur 57-vjeçari David Bennett, para operimit. /albora.ch/

Marketing