Sporti ukrainas është sot në zi. Dmitry Martynenko, golashënuesi i një ekipi pranë Kievit, vdes me nënën e tij pas një sulmi me bombë.
Marketing
Dimitro Martinenko, 25 vjeç, nuk ka mundur t’ju shpëtonte bombardimeve të rusëve, duke ndërruar jetë së bashku me nënën e tij, shkruan digisport.
I ndjeri luante në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit, transmeton arbora.ch.
Ai ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të këtij niveli të futbollit ukrainas.
Nga sulmet ruse mbetën të vrarë qindra njerëz në ditët e fundit.
Në mesin e tyre ka edhe sportistë.
Ndërsa, shumë personalitete, përfshirë këtu edhe sportistë të njohur, e kanë kapur armën për ta luftuar ushtrinë ruse, e cila po mundohet ta pushtojë Ukrainën. /albora.ch/
Marketing