Një krim i rëndë ka ndodhur në Iran, në provincën e Kuzestanit, ku një person akuzohet i ka prerë kokën gruas së tij vetëm 17 vjeçare, me të cilën ishte martuar që në moshën 12 vjeçare.

Marketing

Pas krimit të tmerrshëm, i identifikuar si Sajjad Heydari, shëtit në rrugët e qytetit me hanxhar në njërën dorë, dhe kokën e të ndjerës në të tjetrën, transmeton albora.ch.

Historia e trishtë e vajzës, mund të kishte një fund më pak tragjik, sepse ajo ishte larguar fillimisht nga vendi për t’u strehuar prej katër muajve në Turqi,por kanë qenë babai dhe vëllai i saj të cilët e kishin bindur të kthehej tek burri, edhe pse disa herë më parë ai e kishte kërcënuar me jetë.

Vrasja ka ndezur sërish debatin mbi të drejtat e grave në Iran, veçanërisht ato që ende përkufizohen aty si “krime nderi”./albora.ch/

Marketing