Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për njohjen e masës së sigurisë, për 6 të arrestuarit me burg, të akuzuar për tjetërsimin e pronave me vlerë 8 milionë euro ne bregdetin e Himarës  Dhërmiut dhe Gjilekës.

Marketing

Gjyqtari Enkel Peza ka lënë në burg 5 nga 6 të arrestuarit ndërsa për një prej tyre, Vasillo Mëhilli e vetmja grua e përfshirë në akuza , është dhënë masa detyrim paraqitje.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për pesë të pandehurit, Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi.

Sakaq Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish kreun e qarkut në periudhën 2011-2014, Anesti Dhimojani

Personat e tjerë të  përfshirë në këtë proces ,të cilët kanë masat detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie, do të gjykohen në ditët në vijim.

Nën akuze për përvetësimin e tokave në bregdet janë vënë 24 persona, mes të cilëve edhe ish-kreu i qarkut, ndërsa urdhër-arrestet janë lëshuar për tetë prej tyre.

Ditën sotme nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomik-Financiar, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të tjetërsuara, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Marketing