22 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Belbëzimin si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çrregullim të të folurit.

Marketing

Qëllimi kryesor i Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Belbëzimin është ndryshimi i qëndrimeve të  publikut dhe eliminimi i diskriminimit shoqëror ndaj njerëzve që belbëzojnë.

Kjo ditë bëhet edhe me qëllim të promovimit të mundësive të njerëzve që belbëzojnë për të arritur qëllimet dhe aspiratat e tyre, përcjell Klankosova.tv.

Preferohet të ndërtohet një komunitet dhe të oftohen  mundësi për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar marrëdhëniet midis studiuesve, njerëzve që belbëzojnë, mjekëve dhe prindërve të fëmijëve që belbëzojnë.

Një studim tregon se më shumë se 70 milionë e njerëzve në mbarë botën belbëzojnë.

Shkaqet kryesore të belbëzimit përfshijnë gjenetikën, zhvillimin e fëmijës, neurofiziologjinë dhe dinamikën e familjes.

Shumë njerëz mendojnë se trauma emocionale ose problemet psikologjike shkaktojnë belbëzimin, mirepo nuk ka asnjë provë që e mbështet këtë ide.

Mjekët bëjnë të ditur se një nga mënyrat më të mira për të trajtuar belbëzimin është terapia e të folurit.

Marketing