Policia e Kosovës në një banesë në Mitrovicën e Jugut, ka gjetur dhe sekuestruar 67 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Marketing

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme, në orët e pasdites së sotme, kanë realizuar një bastisje”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç ‘rast bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet, që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”.

“Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policorë kanë identifikuar personin e dyshuar”.

Ndërkaq lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore. /albora.ch/

Marketing